
13/02/2022 17:01
Rusia ka mbledhur më tepër se 100 mijë trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën në javët e fundit, sipas një përllogaritje të SHBA-së, duke ngre shqetësimet e Perëndimit dhe zyrtarëve të inteligjencës ukrainase se një pushtim pritet të ndodhë.
Ndërsa po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta evituar luftën, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse paraqet një rrezik imediat për Ukrainën.
Por, nëse një pushtim do të ndodhte, nuk është e qartë se nga do të fillonte. Rusia ka rrethuar Ukrainën në tri anët. Në Krime në jug, në anën ruse të kufirit mes dy shteteve, dhe në Bjellorusi në veri.
Tri frontet të cilat Ukraina dhe Perëndimi po i përcjellin, dhe ku ka pasur lëvizje ruse në kohët e fundit.