News That Matters

Rusia është përjashtuar nga Eurovision

22/02/2022 17:39

Rusia është përjashtuar nga Eurovision Song Contest 2022, pasi organizatorët janë goditur me një sërë kërkesash për të ndaluar Rusinë të konkurrojë në konkursin e këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur Eurovisioni përmes një postimi në Twitter, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e tyre.

div.meta-author { display:none; }