
17/10/2021 17:47
Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Vaganicë të Mitrovicës kishte tollovi gjatë mesditës. Në këtë vend është dashur të dali edhe policia që të menaxhojë situatën që ishte shkaktuar. Për këtë Klan Kosova është njoftuar nga qytetarët dhe ka qëndruar atje, që tani është situatë e qetë.
“Parkingun e kemi mjaft të madh, por rruga në hyrje të shkollës është mjaft e vogël, nuk ka as trotuare, kështu që po shkaktohen tollovina. Zakonisht ndodhë kjo, mirëpo policia çdo herë janë këtu edhe e rregullojnë këtë çështje.” tha drejtoresha e shkollës dhe njëherit menaxherja e qendrës së votimit, Emine Beqiri.
Tutje ajo tregon se qytetarët janë ankuar për vonesat që janë shkaktuar faji i tollovisë.
“Deri më tash nuk ka pas parregullsi që munden me u theksu. Kjo qendër votimi i ka 5 mijë e 645 votues, deri në ora tre kanë dalë 1 mijë e 402, që i bie 24.83%, nuk është e kënaqshme mirëpo po presim deri në mbrëmje.”