
23/11/2021 12:00
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme është rritur numri i pacientëve post COVID 19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor.
Nga raporti i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post COVID, përderisa 16 të tjerë janë me COVID 19 pozitivë.
Bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë