
30\12\2021 22:56
Tashmë që në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me Omicron dhe gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve me coronavirus, masat e njëjta do të mbesin në fuqi edhe në të ardhmen.
“Masat e ndërmarra mbesin në fuqi, ndërsa duke njohur faktin se situate epidemiologjike në Evropë është përkeqësuar dhe duke u bazuar edhe në të dhënat e hulumtimeve rreth imunitetit të krijuar nga vaksinat, me qëllim të përforcimit të këtij imuniteti te popullata është shkurtuar koha e dhënies së dozës përforcuese”.