News That Matters

Rriten çmimet e patundshmërive për 30% në Mitrovicë – Kjo është lagja më e shtrenjtë


Çmimet e patundshmërive, si shumë çmime të produkteve e shërbimeve tjera, është rritur dukshëm. Kjo duket të jetë si pasojë e inflacionit, rritjes së çmimit të materialeve ndërtimore.

Sipas Burim Halilit, shitës i patundshmërive, ngritja është 25 deri në 30 për qind krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo krahas çmimit, sipas tij, është rritur edhe cilësia.

Ndërsa sipas qytetarëve mitrovicas lagjja më të shtrenjtë momentalisht në Mitrovicë është rruga “Ali Zeneli” deri tek Universiteti “Isa Boletini”

“Sot jemi të vetëdijshëm të gjithë si qytetarë se jetojmë në një kohë inflacioni edhe ngritje kemi në përgjithësi në të gjitha gjërat diku 15 për qind deri në 20 për qind, e një ndër ato që ka ngritje ma shumë është edhe çmimi i patundshmërive.

“Nëse e bëjmë një krahasim tash me të kaluarën, ngritja e çmimeve është përafërsisht 25 për qind deri në 30 për qind e metrit katror nga koha e kaluar deri më sot”, u shpreh Halili.

Ai ka thënë se krahas çmimit, është rritur edhe cilësia e ndërtimeve.

“Çmimet janë rezultat i inflacionit dhe ngritjes së materialeve ndërtimore, për sa i përket ngritjes së cilësisë së ndërtimeve të larta qoftë edhe atyre të ulëta. Kohëve të fundit kemi një ngritje të jashtëzakonshme, minimalisht ma shumë se 50%.

“Por, është rritur cilësia e ndërtimit, s’ka objekt i cili është më shumë se 6 kate dhe nuk i ofron minimalisht 2 lifta. Pastaj e kanë ngritur edhe cilësinë te parketet, cilësinë e liftave, janë fasadat ventiluese edhe cilësia e ndërtimit. Nëse bëjmë një krahasim mes ndërtimeve që i kemi sot aktuale që po ndërtohen edhe ndërtimeve që i kemi pasë para 7 ose 8 viteve është jashtëzakonisht cilësi më e lartë”.

Credits: Jepi Zë

div.meta-author { display:none; }