News That Matters

Rrëfimi i policit serb në Kosovë: Kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë


Bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi Policia e Kosovës ka integruar në radhët e saj ish-punonjës të strukturave paralele serbe.

Shpërndarja e tyre në detyrë bëhet zakonisht në vendbanimet me shumicë serbe.

Rreshteri i policisë, Boban Simonoviq, vjen nga komuniteti serb dhe është pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga nëntori i vitit 2000.

Me një shqipe të rrjedhshme Simonoviq tregon se gjatë këtyre viteve ka punuar së bashku me kolegët shqiptarë dhe thote se raportet janë të shkëlqyera me të gjithë kolegët e të gjitha komuniteteve.

“Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët e mi, gjë që më ka ndihmuar në zgjerimin e njohurive profesionale për kryerjen e detyrës policore lehtësisht, duke e njohur mentalitetin e komuniteteve që u shërbej, në ofrimin e sigurisë”, tha ai.

Rreshteri i policisë Boban Simonoviq shton edhe se gjuha shqipe e ka ndihmuar në të gjitha aspektet jetësore.

“Kam lindur në Prishtinë, ku kam jetuar deri në vitin 1999. Aty kam mësuar gjuhën shqipe dhe kjo më ka ndihmuar shumë në komunikim me kolegët dhe qytetarët, në situata të ndryshme, gjatë punës time profesionale. Gjatë këtyre viteve të punës në Policinë e Kosovës, kam krijuar miqësi të madhe me kolegë të të gjitha komuniteteve që janë pjesëtar të PK-së, dhe ata më kanë ndihmuar shumë si profesionalisht, ashtu edhe privatisht”, tregon Simonoviq për DW.

div.meta-author { display:none; }