News That Matters

Rrathët e zinj poshtë syve mund të tregojnë një gjendje jo të mirë shëndetësore

31/10/2021 12:30

Nëse jeni duke luftuar me gjumin tuaj, atëherë ka mundësi që kjo gjendje të shfaqet në fytyrën tuaj në formën e fryrjes nën sy.

Ndërsa shumë njerëz duan të heqin qafe rrathët zinj të syve, një trend i ri i TikTok bën që përdoruesit të aplikojnë qëllimisht grim për t’u dhënë atyre pamje me rrathë të zinj.

Ekspertët u kanë kërkuar njerëzve që të mos përkeqësojnë gjendjen nën sy për asnjë tendencë të mediave sociale, shkruan The Sun.

Dr.Roshni Patel tha se rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë të zakonshëm dhe nuk janë diçka për të cilën duhet të ndiheni në siklet.

“Rrathët poshtë syve shoqërohen zakonisht me mungesën e gjumit dhe shfaqen si ënjtje ose fryrje të lehtë poshtë syve, kryesisht si rezultat i akumulimit të lëngjeve. Ato janë kryesisht një shqetësim kozmetik”, tha ai.

div.meta-author { display:none; }