
16/03/2022. 16:38
Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dyshohet se ka sulmuar fizikisht punëtorin e Federatës, Artan Govorin, gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Zgjedhjet e ardhshme në FFK po shënohen me tensione të mëdha.
Gjatë ditës së sotme, kur Gramoz Vokrri ka deponuar nënshkrimet për kandidat për kryetar të FFK-së, ka ardhur edhe eksesi i parë.
Arton Govori thuhet se është sulmuar nga kryetari aktual i Federatës, Agim Ademi.
Rastin e kan konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës me anë të zëdhënëses Flora Ahmeti.
Artan Govori
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së”.
“Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë.