News That Matters

Ronaldo ia rrit faturat e shpenzimeve Manchester Unitedit

18/11/2021 08:54

Cristiano Ronaldo ia ka rriturën faturën e pagave te Manchester United mbi 20 për qind.

Sipas gazetës Mirror, tani Ronaldo fiton 550 mijë funte apo mbi 655 mijë euro në javë.

Me ardhjen e tij, nënshkrimeve të Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Tom Heaton, fatura e pagave te Manchester United është rritur me pothuajse 1.3 milionë në javë.

Kjo është një rritje prej 23.1 për qind më shumë që klubi po paguante në paga në këtë kohë të vitit të kaluar.

Ronaldo ishte lojtari më i paguar në historinë e Serie A me një kontratë të raportuar prej 30 milionë euro në sezon me Juventusin.

Tani ai është edhe lojtari më i paguar në historinë e Premierligës.

36-vjeçari ka lënë gjurmë menjëherë në fushë, po ashtu edhe jashtë saj.

Ai deri më tani numëron nëntë gola në 12 ndeshje për Manchester United këtë sezon në Premier League dhe Champions League.

div.meta-author { display:none; }