News That Matters

Robin Krasniqi dhe Marigona publikojnë fotografi nga një palestër e boksit në Gjermani

27/01/2022 11:11

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, në fillim të këtij viti u fejua me modelen Marigona Krasniqi.

Çifti, të cilët janë në lidhje që disa vite, po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Dyshja janë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ndërsa vazhdimisht publikojnë fotografi së bashku.

Robin dhe Marigona kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni të vogël së bashku me familjarët e tyre.

Ai këtë vit ka bërë të ditur se do të ketë edhe një martesë, por pa një datë të saktë akoma.

 

div.meta-author { display:none; }