News That Matters

Robert Berisha “rikthehet” në konvikt pas izolimit nga coronavirusi, kësaj radhe për çfarë?

25/05/2022. 21:57

Këngëtari Robert Berisha si rastësisht përfundoi para dy vitesh i mbyllur për dy javë në konviktin e studentëve në Prishtinë.

Kjo pasi ai u kthye nga një udhëtim nga jashtë shtetit, pikërisht në momentin kur Kosova kishte hyrë në iozlim shkaku i pandemisë COVID-19 dhe si rrjedhojë, të gjithë ata që fluturonin nga jashtë, strehoheshin në konvikte.

E duekt se mbrëmjen e së martës, këngëtari Berisha pati një rikthim në Konviktet e Studentëve, por kësaj radhe për një qëllim tjetër.

Ai ishte ftuar për të performuar në një mbrëmje muzikore, e cila është organizuar nga studentët e UP-së në amfiteatrin e qendrës studentore.

Vet këngëtari Berisha ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike nën muzikën e interpretuar nga ai.

div.meta-author { display:none; }