News That Matters

Rizvanolli takohet urgjentisht me përfaqësues KEDS-it dhe KOSTT-it

25/12/2021 12:32
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur takim urgjent me përfaqësuesit e KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRrE, kjo pasi janë raportuar disa ankesa se në disa zona të vendit ka ndërprerje të rrymës deri në 20 orë.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar disa ankesa që reduktimet e energjisë elektrike në disa zona kanë zgjatur deri në 20 orë. Për këtë arsye, dje i kam ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante: KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRrE. Gjatë takimit kam kërkuar nga ta informatat dhe arsyet për reduktimet jashtë orarit të paralajmëruar, si dhe kam kërkuar nga KEDS që (me ndihmën e KOSTT) të sigurohen që orari të respektohet me përpikëri gjatë reduktimeve. Për më shumë, kam kërkuar që KEDS të ndalë devijimet, përderisa Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për subvencionimin e importit të energjisë elektrike”.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se “Plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët. Nëse kjo nuk ndodhë, siç edhe tregojnë raportimet nga tereni, atëherë ME është e obliguar që të marrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat e saj”.

div.meta-author { display:none; }