News That Matters

RIZAH VESELI: QEBAPTOREN E BËRI FABRIKË NË BJERNO TË FINLANDËS

Në krahinën Egentliga Finland në Finlandë gjendet Bjerno (Bjärnå) një qytet i vogël me afër 6 000 banorë. S´ma ha mendja se do ta përmendja ndonjëherë këtë qytet por një shkrim i një gazete finlandeze në suedisht ma tërhoqi vëmendjen ku prezantonte një emigrant shqiptar shumë të vyer dhe të suksesshëm.

Ai quhet Rizah Veseli. Në Finlandë ka migruar në vitin 1992.

Vitet e para kishin qenë të vështira. Më pas hap një qebaptore. Një pronar resauranti i kishte thënë qysh në start se pas një muaji do të detyrohej ta mbyllte. Por kaluan 27 vite dhe qebaptorja e tij ekzistoi dhe u bë e njohur në mjedise të shumta të Finlandës.

Madje Rizah Veseli ka zgjeruar veprimtarinë e tij duke e shndërruar në një fabrikë të vogël me 8 të punësuar duke furnizuar supermarketet me qebapa n’pitalkë (kebabrulle).

Planet e tij janë mjaft ambicioze. Mendon që prodhimin ta çojë deri në 100 000 copë qebapa n’pitalkë në muaj. Thotë për Radio Ylberin Gazetari Shuquri S-Sejdijaj

Rizah ”Johtaja” Veseli,

u bë i njohur edhe në rrjetin TikTok ku hedh kohë pas kohe pjatat e tij me qebapa. Ai ka 38 000 ndjekës me më shumë se 930 000 pëlqime.

-Të gjithëve u mungon vendlindja. Në ëndrrat e mia jam gjithmonë në Kosovë. Shif ti,jetoj, ha dhe fle në Finlandë, por me mendje dhe ëndërrat i shof sikur jam në Kosovë! Dhe nuk e di nëse do të vijë një moment që mund të filloj një jetë të re atje, ka thënë Rizah veseli për gazetën finalndeze që del në suedisht, Åbo Underrättelse-ÅU dhe mbulon pjesën jugperëndimore të Finlandës.

div.meta-author { display:none; }