News That Matters

Rita Ora shpallet një nga artistet femra më të dëgjuara të shekullit 21

12/10/2021 13:59
Një tjetër sukses për këngëtaren Rita Ora. Artistja me origjinë shqiptare e ka ndarë lajmin e madh në Instagram ku citohet se ky vlerësim vjen nga radiot dhe televizionet në Britaninë e Madhe.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21, eh? Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, shkruan Rita teksa ka ndarë edhe dy foto të tjera njëra nga palestra e tjetra një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë.

“Ja dhe një foto nga palestra dhe një tatuazh për të rritur fuqinë time. Ji i sjellshëm me veten. Ki durim. Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo që beson. Ju dua”, përfundon këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/CU57sFAPJ_J/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6c4c90b5-b17c-4d72-9184-e7fa3f857858
div.meta-author { display:none; }