
19/10/2021 11:19
Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin tërë shkëlqim gjatë parakalimit në tapetin e kuq teksa ndoqën premierën e “Eternals” në Los Angeles, mbrëmë (19 tetor).
Çifti ishin në shoqëri të mirë pasi u bashkuan me emra tjerë të njohur si: Angelina Jolie , Richard Madden dhe Salma Hayek në premierën e filmit të Marvel.
Ndërsa pozonin për fotografi, Rita, 30-vjeçare dhe Taika, 46 vjeç, dukeshin të lumtur krah njëri -tjetrit teksa përqafoheshin dhe buzëqeshnin për kamerat, shkruan Metro.