News That Matters

Rita Ora bënë urimin e veçantë për prindërit në 34 vjetorin e martesës

30\05\2022 13:27

Vera dhe Besim Ora u quajtën gjithnjë prindërit shembuj për mënyrën si e kanë edukuar artisten e njohur botërisht, Rita Ora.

Sot, çifti i bukur festojnë 34 vjetorin e martesës.

Në këtë rast ka qenë Vera ajo që ka postuar dy fotografi krahë partnerit, një e cila duket të jetë vite më parë dhe tjetra e realizuar nga ky vit.

“Kur vitet përplasen, përvjetori i 34”, kishte shkruar Vera derisa në koment nuk mungoi urimi i artistes, Rita.

“Gëzuar përvjetorin mami dhe babi”, ka qenë urimi i këngëtares, ku nuk munguan edhe urime nga personazhe të njohur shqiptarë si, Yllka Gashi, Albana Osmani, Alban Ramosaj e të tjerë.

Ndryshe, çifti kanë edhe dy fëmijë, një vajzë, Elena dhe një djalë Doni.

div.meta-author { display:none; }