
31/03/2022 09:21
Një fotografi e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2015 është bërë virale në rrjetin social Twitter.
Ajo është shpërndarë nga faqja “Archillect” e cila ka rreth 2.8 milionë ndjekës.
Në foton e postuar, shihen zyrtarët e Policisë së Kosovës me gazmaska për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.
Fotoja e shpërndarë është realizuar në vitin 2015, kur deputetët e opozitës nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kishin hedhur për disa herë radhazi gaz lotsjellës në Kuvend, për të pamundësuar mbajtjen e seancave plenare.