News That Matters

Rifillon votimi nga jashtë për kryetar të komunës së Dragashit

29/11/2021 10:06

KQZ njofton të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë se tani mund të përsërisin votën e tyre për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës së Dragashit.

Fletëvotimet pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 13 dhjetor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Votat nga balotazhi të cilat erdhën me postë u anuluan për shkak të dyshimeve se u keqpërdorën.

div.meta-author { display:none; }