News That Matters

Richard Grenell vjen në Kosovë

10/11/2021 13:03

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Richard Grenell, ka ardhur sot për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Richard Grenell përmes Instagramit, në të cilën llogari të tij ai ka ndarë dhe disa fotografi nga rrugëtimi i tij që bëri nga Tirana drejt Prishtinës.

”Ka një energji të madhe në Prishtinë të Kosovës, ju mund ta ndjeni atë”, shprehet Grenell ndërsa dhe ka ndarë për ndjekësit e tij edhe fotografi të shkrepura në kryeqytetin kosovar.

div.meta-author { display:none; }