
25\03\2022 21:55
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Lorik Arifaj, është shkarkuar nga pozita e tij e punës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Arifaj, përmes një postimi në Facebook.
Vendimin për shkarkimin e tij, Arifaj e ka quajtur “tinëzar dhe qyqar”.
“Ky vendim krejtësisht arbitrar, mesiguri i bazuar në trillimet e zakonshme, dyshoj që është vendim politik dhe si të tillë do ta kundërshtoj në Organet e Drejtësisë, dhe të jeni të sigurt se do ta fitoj. Vendimi vjen pasi që kam përfunduar Raportin Vjetor të Punës për vitin 2021, që më ka marrë rreth 3 muaj kohë, i cili duhet të dorëzohet në Kuvend deri më 31 mars të këtij viti, e të cilin nuk do të mund ta bënte askush tjetër”, ka thënë Arifaj.
Ish-zëvendësdrejtori ka deklaruar se tash e 20 vite ka kontribuuar në RTK, gjë që nuk po vlerësohet, sipas tij.
Më poshtë është deklarata e plotë e tij.