News That Matters

Reagon Rusia pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë

24/10/2021 11:30
Pas shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Sipas Zakharovës, diplomatët e dëbuar nuk kanë asnjë lidhje me asnjë organ të shtetit të “vetshpallur”, pasi ata janë akredituar nga misioni i OKB-së në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Duke e quajtur Kosovën “republikë e panjohur” Zakharova ka shtuar se dëbimi i dy diplomatëve rusë nuk do te sjelljë asnjë pasojë për statusin e tyre ligjor.

“Ne besojmë në faktin se ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të sjellë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve rusë të përmendur”, tha ajo në një deklaratë.

Zakharova gjtihashtu deklaroi se Rusia pret një përgjigje me shkrim që siguron garancë nga ana e OKB-së.

“Ne presim që sjellja sfiduese e figurave kosovare të marrë një vlerësim të shëndoshë kritik nga partnerët e zgjidhjes”, shtoi ajo.

Dy zyrtarët rusë, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, u shpallën “ non grata” nga Presidentja e Republikës së Kosvës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit, pas konsultimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe Policinë dhe Agjencinë e Inteligjencës.

Vengerskii dhe Kryvosheev u dëbuan, pasi, sipas Presidentes Osmani, “ndikuan negativisht në sigurinë kombëtare dhe në rendin kushtetues”.

Të dy u larguan nga Kosova gjatë ditës së djeshme.

div.meta-author { display:none; }