News That Matters

Reagon menaxhmenti i Trepçës, pas komunikatës së bordit të përkoshëm mbikqyrës, lidhur me procesin e shitjes së piritit, pirotinës dhe jarositit

16/09/2021 12:14
Sot përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook” ka reaguar menaxhmenti i Trepçës lidhur me komunikaten e djeshme te bordit drejtuar mediave, trasmeton “Radio-Ylberi”

Menaxhmenti ka theksuar se është i gatshëm për interesin e ndërmarrjes të rishqyrtoje kontratat në bashkëpunime me faktorët relevantë pasi kontratat i ka gjetur, ne kohen e marrjes se drejtimit te ndërmarrjes dhe është obliguar të respektoj kontratat ekzistuese dhe te cilat kanë afatet kohore për implementim.

Ndërsa sipas menaxhmentit mos-vendosja e periudhës të të gjeturave ne komunikatën për media nga ana e Bordit janë tendenciozë dhe do ndikojnë negativisht tek punonjësit e Trepçës

“Mos vendosja e periudhës të të gjeturave ne komunikatën për media nga ana e Bordit te përkohshëm Mbikëqyrës Trepça sh.a. mendojmë se janë tendenciozë dhe do ndikojnë negativisht tek punonjësit e Trepçës te cilët me një përkushtim te madhe kanë arritur këto suksese.” thuhet në reagim

Po ashtu në këtë reagim thuhet tutje se menaxhmenti kërkon nga bordi që t’i rekomnadojnë për hapat që duhet marrur tutje, dhe për të gjitha dyshimet ti njoftoi parapraktisht ata.

Reagimi i plotë:

Reagim lidhur me shqetësimet e krijuara tek punonjësit e Trepçës nga Komunikatë për media e Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës në “Trepça” Sh.A.
Menaxhmenti i Trepçës me datën 24.08.2021 kemi pranuar kërkesën nga Njësia e Auditimit të Brendshëm në Trepça Sh.A. qasje në kontratat:
1. Shitja e mbetjeve industriale të Piritit dhe Pirotinës ,,Kontrata nr. 01-MZ/2016 Kontrata për shitjen e fërgesës së Piritit dhe Pirotinës” dhe
2. Shitja e mbetjeve industriale të Jarositit ,, Kontrata nr prot. 325/2020 Për shitjen e Jarositit.
Ne ju kemi përgjigjur ne kohe e parapare ne shkresë me dokumentacionin e kërkuar :
13.09.2021 kemi pranuar Raportin final ku ne mesin e 13 te të gjeturave te pretenduara te gjitha korrespondojnë me përudhen 2016 deri 2020 me kronologjinë si:
• Procesi i shitjes se fërgesës se piritit dhe pirotinës ka filluar me kontratë 25.10.2016 dhe është vazhduar me aneks kontrate me 23.01.2020 dhe te cili është valid deri me 31.12.2024.
• Procesi i shitjes se Jarositit ka filluar me kontrate 23.01.2020 është ndryshuar me aneks kontrate 16.03.2020 dhe përsëri është ndryshuar me aneks kontrate me 07.10.2020 dhe cili është valid deri me 31.12.2024.
Andaj siç shihet me larte menaxhmenti është i gatshëm për interesin e ndërmarrjes të rishqyrtoje kontratat në bashkëpunime me faktorët relevantë pasi kontratat i ka gjetur, ne kohen e marrjes se drejtimit te ndërmarrjes dhe është obliguar të respektoj kontratat ekzistuese dhe te cilat kanë afatet kohore për implementim dhe me qene se bordi ka ngritur shqetësime i ftojmë te na rekomandoj me hapat te cilët duhet të ndiqen tutje.
Andaj si Ekzekutiv kemi zbatuar me përpikëri kontratën dhe aneks kontratat dhe kontrata te tjera te cilët kemi nënshkruar ne përudhen 2021 prej të cilave kemi arritur të ndryshojmë afarizmin e Trepçës ne vitin 2021 duke tejkaluar pritshmërinë e të hyrave.
Duke u bazuar ne të hyrat e krijuara janar – gusht 2021 janë krijuar këto të hyra
Shitja e Koncentratit te Plumbit dhe Zinkut gjithsej 10,490,008.62 $ me një tejkalim 81.40% për periudhën paraprake të vitit 2020 ku kemi pasur të hyra vetëm 5,782,761.84$.
Mbetje industriale 216,305.51 €
Faturime për dhënien e pronës me qira 86,567.33 €
Duke u bazuar ne sukseset e Trepçës sh.a. për periudhën janar – gusht 2021 dhe fal angazhimit te gjithëve kemi arritur me kohe ti bëjmë pagat e punonjësve ti mbulojmë shpenzimet operative dhe njëjtën kohe kemi filluar me shlyerjen e obligimeve ndaj kontraktuesve të krijuara nder vite.
Mos vendosja e periudhës të të gjeturave ne komunikatën për media nga ana e Bordit te përkohshëm Mbikëqyrës Trepça sh.a. mendojmë se janë tendenciozë dhe do ndikojnë negativisht tek punonjësit e Trepçës te cilët me një përkushtim te madhe kanë arritur këto suksese.
Ne te njëjtën kohe rekomandojmë qe bordi te gjitha dyshimet lidhur me rastet e dyshuara te na njoftoje neve si menaxhment paraprakisht.

div.meta-author { display:none; }