
21/06/2022. 13:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë në veri.
Arritjen e kësaj marrëveshje, Kurti e ka quajtur lajm të mirë dhe tha se është rezultat i punës së qeverisë që ai udhëheqë.
I pari i ekzekutivit ka thënë se së shpejti do të fillojë faturimi i rrymës për komunat në veri.
I pyetur se a është marrëveshje që e kanë kritikuar si Lëvizje Vetëvendosje, Kurti tha se një situatë e tillë është trashëguar nga të tjerët.
“Por është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, ka thënë Kurti.