
25/02/2022 13:29
Situata vazhdon të jetë shumë e rëndë në Ukrainë, me Rusinë që vazhdon me sulme me synimin që ta pushtojë.
Kjo përpos aspektit politik, ka ndikuar edhe në sport, ku kampionati ukrainas është ndërprerë, derisa finalja e Ligës së Kampionëve që është paraparë të zhvillohet në “St.Petersburg” do ndryshojë destinacion.
Së fundmi, edhe presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ka reaguar duke shpresuar që të ndërprehet sa më shpejtë kjo armiqësi.
“Si të gjithë, edhe këtë mëngjes u zgjuam dhe të tronditur nga ajo që pamë, shumë të shqetësuar për situatën. FIFA shpreh shpresën për një ndërprerje të shpejtë të armiqësive dhe për paqen në Ukrainë”, deklaroi ai.