News That Matters

Reagon djali i ish-presidentit Thaçi pas debatit për arkivat

10/09/2021 11:14
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me një fotografi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në.

Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës, ku shihet Thaçi bashkë me Adem Jasharin dhe Kadri Veselin. Të gjithë në këtë foto janë të armatosur.

Kësaj fotografie, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim, siç bën zakonisht.

Ndryshe, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në. Sipas reagimeve, ky dakordim nënkupton bërje të pazarit me UCK’në dhe “arkivat e saj” duke goditur njëkohësisht krerët e UÇK’së.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”, ka thënë sot Bislimi.

div.meta-author { display:none; }