News That Matters

Reagon Ambasada franceze në Kosovë pas aplikimit në Këshill Evropian

13/05/2022. 21:06

Ambasada e Francës në Kosovë ka dal me një reagim në profilin e tyre në Facebook, duke thënë se e ardhmja e Kosovës është të bëhet antare e KE por prioritet është rinisja e dialogut të Kosovës me Serbinë, kështu duke u bërë thirrje të dy palëve që të angazhohen në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të nxisë tensione.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”.

Lidhur me këtë çështje, të premten ka reaguar edhe Pierre Cochard, ambasadori i Francës në Serbi i cili ka thënë se nuk mbështesin veprimin e fundit të Kosovës.

I pyetur nëse Franca do të votojë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori Cochard tha se për momentin nuk është ngritur një pyetje e tillë, meqë do të kërkohet mendimi i Asamblesë Parlamentare dhe pastaj të rishqyrtohet kandidatura.

“Prioriteti i Francës është të bëjë gjithçka, së bashku me partnerët tanë evropianë, veçanërisht me Gjermaninë, për të vazhduar dialogun mbi baza të qëndrueshme dhe kjo është ajo që është urgjente. Pra, ne besojmë se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme dhe mund të mbytin një proces tashmë të ndërlikuar. e cila nuk ka përparuar shumë muajt e fundit”, është shprehur Cochard.

Ndryshe, Kosova të enjten ka aplikuar zyrtarisht që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Sidoqoftë, deri më tani nuk dihet se kur do të vendoset se a do të pranohet ose jo.

div.meta-author { display:none; }