
02/10/2021 17:33
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka reaguar pasi marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat ka filluar të zbatohet.
Përmes Twitter-it, Giacobbe ka thënë se forcat e KFOR-it në pika kufitare janë aty përkohësisht.Sipas tij, pritet që për dy javë të kthehet funksionimi i kufirit në normalitet.
Ai ka shtuar se tashmë është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangashim të përkushtuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë.“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, thuhet në reagim.