News That Matters

Reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’ pas humbjes së Shqipërisë nga Polonia

13/10/2021 09:54
Kombëtarja shqiptare ka dëshpëruar mbi 22 mijë shikues në mbledhur në ‘Air Albania’ në Tiranë, pasi ka pësuar disfatë nga Polonia me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Humbja nga polakët i’a ka humbur shpresat ‘Kuqezinjve’ për ta siguruar vendin e dytë në Grupin I, pozitë kjo që dërgon në Play-Off për tu kualifikuar në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pas ndeshja kanë reaguar ‘Tifozat Kuq e Zi’ përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

“Përjetësisht me ty Shqipëri”, kanë shkruar ata duke ia bashkëngjitur një fotografi të tifozëve nga ndeshja me Poloninë.

Më poshtë keni postimin e tifozëve të kombëtares shqiptare.

div.meta-author { display:none; }