
09\02\2022 18:59
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë një reagim pas deklaratës së Prindon Sadriut, ku ndër të tjera i ka quajtur mediet si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ajo deklaratën e bashkëshortit të Presidentes, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si fushatë denigruese që po bëhet kundër gazetarëve në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Liria e medies është një nga tri shtyllat bazike të demokracisë dhe gazetarët duhet ta kenë lirinë ta shprehin veten pa kurrfarë frike”, është shprehur ajo.
“Jam duke monitoruar nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë, për t’i kuptuar ngjarjet e fundit”.
“Kosova ka shërbyer si një shembull i mjedisit pluralist, ku do të dëshironim të shihnim që standardet e shprehjes së mendimit të mbesin të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”.