
26/12/2021 17:43
Ylli kosovar, Milot Rashica, këtë të diel i ka befasuar fëmijët e shkollës së futbollit në Vushtrri “El.Clasico”, duke iu bërë dhurata për festat e fundvitit.
Dhuratat për fëmijët e shkollës, i ka bërë babai i Rashicës, Nexhmedini.
“Në emër të futbollistit Milot Rashica, dhurata për fëmijët e shkollës tonë i ndau babai i tij Nexhmedini, të cilët i falendërojmë për këtë gjest që tregon vlerat humane dhe sportive që ka Miloti dhe familja e tij. Ne, e falënderojmë dhe i urojmë shumë suksese Milotit, idolit të krejt fëmijëve shqiptarë”, ka shkruar shkolla e futbollit “El.Clasico” në faqën e tyre në Facebook.