
24/02/2022 12:02
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se deri më tash 40 ushtarë janë vrarë nga bombardimet ruse.
Rusia nisi sot në mëngjes ofensivën për pushtimin e Ukrainës, gjë që ka shkaktuar viktimat e para.
Gjersa, Policia e Ukrainës ka thënë se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit.
Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur.