News That Matters

Ramiz Lladrovci komenton lidhjen e Don Xhonit me modelen ruse

06/01/2022 13:03
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar lidhjen e Don Xhonit me modelen ruse.

Ai tha se lidhja e Don Xhonit me modelen ruse nuk e bënë këngëtarin më të mirë apo më të keq.

“Miku im Don Xhoni është personalitet i fuqishëm, talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi, atdhetar i paepur, me guxim dhe me shije, djalë që na bën krenar të gjithëve. Sa e di, modelja është shtetase ruse por me origjinë koreane. Ajo as e bën më të mirë, as më të keq kur dihet se Don Xhoni është artist me intuitë të shkëlqyer dhe i pathyeshëm”, ka thënë Lladrovci për lajmi.net.

Në ndërkohë, prej kohësh Lladrovci dhe Don Xhoni kanë konfirmuar se kanë një raport të mirë shoqëror.

Kohë pas kohe ata publikojnë fotografi së bashku, teksa Lladrovci është përkrahës i reperit nga Drenasi.

div.meta-author { display:none; }