News That Matters

Rama vazhdon me mesazhe kundër luftës në Ukrainë

28\02\2022 16:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur sot ditën me një mesazh kundër luftës në Ukrainë nëpërmjet një fotoje të veçantë në Facebook.

Në foto shihet një fëmijë që i kundërpërgjigjet në mënyrën e tij një mjeti ushtarak.

Prej ditësh, Rama shpërndan mesazhe të ngjashme për të shprehur kundërshtinë e tij ndaj luftës dhe mbështetjen për Ukrainën që prej 5 ditës është duke u përballur me një sulm ushtarak nga Rusia.

Luftimet në Ukrainë vazhdojnë, ndërkohë që sot po mbahen bisedimet midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë pranë kufirit me Bjellorusinë.

div.meta-author { display:none; }