News That Matters

Rama tregon kur duhet të merret doza e tretë e vaksinës antiCOVID

12/11/2021 09:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë informacion në lidhje me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID.

Bëhet fjalë për katër kategori.

Së pari janë të gjithë të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, më pas personelet shëndetësore, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Por kur duhet të merret doza e tretë?

Në videon shpjeguese që ka shpërndarë Rama, thuhet se doza “booster” duhet marrë jo më herët se gjashtë muaj pas dozës së dytë.

 

div.meta-author { display:none; }