News That Matters

Rama të hënën viziton Kosovën

24/09/2021 17:54
Kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së.

Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës. Bëhet fjalë për një vizitë një-ditore.

Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë. /euronews.al

div.meta-author { display:none; }