News That Matters

Rama: S’ka rrugë tjetër veç BE-së, është ëndrra jonë, sfida jonë dhe fati ynë

19/07/2022. 13:42

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ka thënë se s’ka rrugë tjetër përveç BE-së.

Ai tha se është e vështirë të besohet se kjo po ndodh.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh, por mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë nëpër mendje. E dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka besim që i mbijeton të gjitha mosmvarrëveshjeve tona”.

“S’ka rrugë tjetër veç BE-së, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë dhe fati ynë. Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori që nuk i kemi zgjedhur, këtë herë është ndryshe. Evropa është. Evropa është e para herë që ne të kishim zgjedhje të lirë dhe zgjodhëm t’i japim gjithçka Evropës”, tha ai.

div.meta-author { display:none; }