
28/09/2021 10:00
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zyrtarisht ka nisur vizitën në Tiranë.
Von der Leyen u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në Pallatin e Brigadave.
Presidentja e KE-së do të ketë takim me kryeministrin Rama dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.