News That Matters

Rama: Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

04/07/2022. 21:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media me homologun e tij holandez, Mark Rutte, foli në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai u shpreh se janë duke folur për nisjen e bisedimeve për këtë anëtarësim.

“Mendoj që është e rëndësishme, nuk po flasim për t’u bërë anëtarë të BE-së, për t’u bërë pjesë javën tjetër, muajin tjetër, apo vitin tjetër. Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, ajo çka kemi mësuar në këtë proces është se nuk ka të bëjë me një datë, ka të bëjë me ndërtimin e institucioneve të forta, demokratike dhe me ndërtimin e një mjedisi të besueshëm demokratik, të një demokracie realisht funksionale”, tha Rama.

Tutje, ai tha se BE-ja dhe KE-ja janë burim dije i mënyrës se si ndërtohet një shtet funksional demokratik.

“Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian janë burim unik dije i mënyrës se si të ndërtosh një shtet funksional demokratik. Kështu që pavarësisht nga data apo koha, na duhet thjesht të vazhdojmë të ecim në proces dhe bisedimet për anëtarësim për ne e intensifikojnë këtë transferim dije, e intensifikojnë këtë proces, kur reformat tona ecin përpara”, u shpreh ai.

Tutje, kryeministri shqiptar u shpreh se procesi i anëtarësimit në BE ka të bëjë me dhënien e rezultateve.

div.meta-author { display:none; }