News That Matters

Rama për France 24: Statusi i kandidatit është si një lloj pilule kundër depresionit

25/06/2022. 00:00

Kryeministri shqiptar Edi Rama statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian e përshkruan “si një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve”.

Rama, në një intervistë për France 24, ku komentoi samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor tha se e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, se si ata parandalojnë avancimin e kundër-reformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”.

Ai tha se nuk është Shqipëria që ka bërë një proces të ngadaltë drejt BE-së, por është kjo e fundit që ka ngadalësuar përparimin për këtë proces.

Rama theksoi se nuk është i frustruar, por tha se është i trishtuar nga dështimi i BE-së për të përmbushur premtimin e dhënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është Shqipëria që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por BE-ja është ngadalësuar. Nuk jam i frustruar, por tepër i trishtuar nga dështimi i Bashkimit Europian për të përmbushur premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, mësohet të ketë thënë Rama.

I vetmi rezultat pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin evropian ishte pranimi në tryezën e këshillit me statusin e vëzhguesit.

Dy vendet janë sërish larg konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në konferencën e përbashkët për shtyp e ripërsëritën në forma të ndryshme fjalën ‘zhgënjim’.

Ndërsa sot ndodhi një zhvillim pozitiv, ku parlamenti bullgar miratoi propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, dhe për rrjedhojë duke i hapur rrugë edhe Shqipërisë.

div.meta-author { display:none; }