
07/03/2022 15:25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi të heroit legjendar, Adem Jashari, në llogarinë e tij në Facebook.
Mbi këtë imazh, Rama shkroi: “7 MARS 1998 – Shkoi në përjetësi Heroi i Kosovës dhe krejt shqiptarisë, Komandanti Legjendar Adem Jashari”, duke i bashkëngjitur edhe një zemër të thyer, transmeton Klankosova.tv.