News That Matters

Rama ia dhuron babait të Thaçit stemën e Skënderbeut, ky ia jep të UÇK-së

19/06/2022. 22:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë pasdite ka qëndruar për vizitë tek familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama e ka vizituar së bashku me disa ministra të tij, derisa është pritur nga djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe disa familjarë të tij.

Gjatë bisedës, i pari i Shqipërisë, ia bëri një dhuratë babait të Thaçit, stemën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Derisa babai i Thaçit, Haxhiu i dhuroi Ramës, stemën e UÇK-së.

Një dhuratë tjetër e mori edhe nga nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ia dha flamurin e UÇK-së.

div.meta-author { display:none; }