
Ahmet Jashari, qytetarë i Komunës së Mitrovicës ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e krijuar në spitale nga COVID-19
“Mantelbardhet dhe familjarët e pacientëve të braktisur nga shteti” shkroi ai
Ai shtoi se mjafton të qëndrosh një orë brenda spitaleve kosovare, në këtë rast të atij në Mitrovicë, për të parë jetën reale të këtyre ditëve të rënda të shkaktuara nga pandemia.
“Aty flitet veç për vdekjet e familjarëve dhe vuajtjet e tyre. Aty urrehet politika që ka dështuar të veproj si shtet. Tmerr i vërtetë!” shtoi ai
Postimi i plotë:
Mantelbardhët dhe familjarët e pacientëve të braktisur nga shteti
Mjafton të qëndrosh një orë brenda spitaleve kosovare, në këtë rast të atij në Mitrovicë, për të parë jetën reale të këtyre ditëve të rënda të shkaktuara nga pandemia. Njerëz që vdesin brenda dhe njerëz që presin jashtë. Të qara, britma, lot dhe dhimbje… Mantelbardhë që luftojnë me vdekjen pa shikuar prapa për jetën e tyre, për pagat e tyre. Familjarë të pacientëve që blejnë ilaqet me paratë e tyre të fundit. Asnjë nuk flet për politikë aty. Aty flitet veç për vdekjet e familjarëve dhe vuajtjet e tyre. Aty urrehet politika që ka dështuar të veproj si shtet. Tmerr i vërtetë!
“Asnjë nuk flet për politikë aty. Aty flitet veç për vdekjet e familjarëve dhe vuajtjet e tyre.” shtoi ai