News That Matters

Veprim shembull: Qytetari në Mitrovicë gjen çantën me dokumente personale  dhe para dhe e dorëzon atë në polici

Sot Radio Ylberi pranoi këtë informacion:

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun​
Datë: 26.09.2022
Drejtoria Rajonale e Policisë -Mitrovicë​ Jugu

Me datë 26.09.2022 qytetari S.M., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë, ka gjetur njëçantë kahu dhe për këtë menjëherë ka njoftuar policinë në Mitrovicë. Njësia policore në prezencën e qytetarit, kishte kontrolluar çantën në të cilën kishte pasur dokumente personale të një qytetareje të Mitrovicës si dhe një shumë e konsiderueshme parash. 

​Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronarja e çantës e cila është ftuar të paraqitej nëStacionin Policor Jug në Mitrovicë, me ç ‘rast çanta me paratë dhe dokumentet personale i janë kthyer pronares. 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për  besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla.

div.meta-author { display:none; }