News That Matters

QTA në Skenderaj, pranë qytetarëve në nevojë të prekur nga vërshimet

QTA në Skenderaj edhe këtë herë është pranë qytetarëve në nevojë, të prekur nga vërshimet. Në një postim në facebook kanë lajmëruar:
“Të dashur qytetarë,
Pas vërshimeve të ndodhura në qytetin dhe fshatrat tona dhe problemeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, informojmë të gjithë qytetarët në nevojë që mund të ushqehen në Restaurantin e QTA-së pa pagesë deri në stabilizimin e gjendjes.
Kurse rreth nevojave dhe ndihmave për qytetarët në nevojë, QTA dhe Arjeta Group, është në kontakt me Këshillin Emergjent Komunal, dhe do mundohemi sadopak te jemi pranë qytetarëve tanë.”

Njëherit informojmë konsumatoret, se QTA vazhdon veprimtarin sikurse ditëve normale.

Lusim Zotin t’i ndihmojë të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi!

E juaja,
QTA

div.meta-author { display:none; }