
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.




Sipas njoftimit të tyre të publikuar më 16.04.2024, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror.