News That Matters

QKMF pranon donacion aparatin digjital të rëntgenit nga UNMIK-u

25/02/2022 14:33
Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, është bërë pranim-dorëzimi i aparatit digjital të Rëntgenit, i cili është donacion nga Zyra e UNMIK-ut në Mitrovicë, shkruan “Radio-Ylberi”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr. Fahri Shabani, shefja e Zyrës së UNMIK-ut, Sandra Imsiroviç, drejtori i QKMF-së Dr. Fevzi Sylejmani dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të QKMF-së.

Kjo aparaturë është donacioni i radhës në kuadër të bashkëpunimit të mirë që Komuna e Mitrovicës ka me Zyrën e UNMIK-ut dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.

Aparati digjital i rëntgenit ka qenë shumë i nevojshëm për QKMF-në, sepse për një kohë të gjatë shërbimet e rëntgenit nuk kanë pasur mundësi të realizohen në QKMF.

Drejtori Shabani dhe drejtori i QKMF-së, Sylejmani pasi kanë falënderuar shefen e UNMIK-ut për donacionin e dhuruar, ata janë dakorduar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe më tutje.

div.meta-author { display:none; }