
01/07/2022. 11:08
QKMF në Skenderaj ka realizuar projektin e radhës me AQH – Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor si rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer me AQH ( mbështetur nga Qendra Zvicerane për Shëndetësi Ndërkombëtare (SCIH) në Swiss TPH) në 6 vitet e fundit. Përndryshe QKMF Skenderaj gjatë gjithë këtyre viteve ishte një nga QKMF lidere në zbatimin e projekteve të AQH ndër 20 komunat e Kosovës të përfshira në projektet e AQH, madje edhe pretendenti kryesor për projektin QKMF model në nivel vendi dhe në gjërë në rajonin e Europës Juglindore por që për fat të keq për shkak të rrethanave të reja të krijuara, nuk arriti të realizohet.
Projekti i sotëm që ka të bëjë me furnizimin me aparaturë ma moderne hematologjike dhe paisje tjera për ekzaminimin e urinës e kompleton plotësisht Laboratorin biokimik hematologjik dhe është kryekëput rezultat i punës se shkëlqyer që ka banē menaxhmenti i QKMF gjatē përiudhës 2017 – 2021. Gjatë kësaj përiudhe, AQH ka mbështetur QKMF Skenderaj me projekte në fushën e përmirësimit të cilësisë se shërbimeve të kujdesit shëndetësir të qasshëm e cilêsor në vlerë mbi 150 mi Euro.
Me këtë rast falenderoj AQH për kontributin e dhënë në rritjen e cilësisë se shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës sonë duke dëshiruar që këto aparatura të ndikojnë drejtëpërsedrejti në përmirësimin e shëndetit të popullatës sonë.
Një falendërim i madh për stafin e QKMF që ishin ndër ma të vlerësuarit në gjithë projektet e AQH në Kosovë si dhe taksapaguesit zvicerian që parreshtur ndihmojnë kujdesin shëndetësor në Kosovë!