News That Matters

Qeveria vendos t’i paguajë specializantët nga janari deri në gusht

12/01/2022 11:01

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të paguajë specializantët nga muaji janar deri në muajin gusht.

Në paraqitjen e kërkesës, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, tha se kjo është çështje me prioritet për vendin, duke përmendu edhe ikjen e mjekëve nga vendi.

“Me qëllim të stimulimit të stafit shëndetësor, duke marrë parasysh edhe trendin aktual të migrimit të mjekëve dhe pandemisë, Ministria e konsideron pagesën me vetëfinancim vullnetar si çështje me prioritet për vendin dhe kërkon nga Qeveria që të lejohet realizimi i kësaj mbështetje, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”.

div.meta-author { display:none; }