
Takimet me ambasadorin amerikan në objektin qeveritar e telefonatat nga larg, mbase s’po mjaftojnë.


Kryeparlamentari Glauk Konjufca, beson se Kosova e Amerika janë keqkuptuar për situatën në veri, derisa kjo e fundit po kritikon institucionet në Prishtinë për hapat e ndërmarrë.
Numri dy i partisë në pushtet po thotë se me miqtë ndërkombëtarë duhet dialog i hapur, për të argumentuar pozicionet shtetërore, raporton Klan Kosova.
Konjufca komentoi edhe qasjen ndërkombëtare ndaj Serbisë. E tillë si tash, thotë se s’është parë kurrë.

Deklaratën qortuese të sekretarit amerikan, Anthony Blinken, ky e quajti jo të mirë për vendin.
Të tilla i cilësoi edhe sanksionet që shteti më i fuqishëm në botë i vendosi ndaj Prishtinës.